Ne jemi vlerësuar me dy çmime të arta dhe jemi njohur si industria më inovatore, ekstroverte dhe dinamike në Greqi në kategoritë e “Investimeve dhe Strategjisë” dhe “Inovacionit dhe tekonologjive të reja”. Kompania jonë ishte e vetmja që bënte pjesë në industrinë e nxjerrjes së aluminit, që fitoi dy çmime të arta në këtë konkurs.
Vlerësime
Çmimet e Ekselencës së Prodhimit


Superbrands Greqi
Per 3 vite (2016, 2018, 2019) ne u dalluam si Superbrand në kategorinë e Materialeve të Konstruksionit. Kompanitë janë votuar nga juria mbi kriterin e ndërgjegjësimit të brandit, reputacionit, besueshmërinë, konsistenca në afatgjatë dhe përgjegjësia e korporatës në fushat e mëposhtme:
- Tregu (Produkt ose Cilësia e Shërbimit & Çmimi)
- Marrëdheniet e Punës (Operacion Ligjor & Transparent, Mjedis i Punës dhe Praktikat)
- Shoqëria ( Sponsorizime, Iniciativa Kulturore dhe Sociale)
Mjedisi (Mbrojtja e mjedisit dhe impakti negativ i mjedisit)
Archiproducts Design Awards
Sistemi ynë i avancuar dhe inovator prej alumini SMARTIA M630 PHOS na solli në vitin 2019 një vlerësim në Archiproducts Design Awards. Ky është një ndër website-et më të famshme arkitektonike në gjithë botën, e cila mikëpret projekte të mëdha, kompani e produkte lider dhe njerëz të njohur të shkencës që e vizitojnë çdo ditë.


Çmimi Supply Chain
Një tjetër çmim i artë për kompaninë tonë në vitin 2018, këtë herë në kategorinë e “Industrisë Kimike dhe Minierës”, pas përfundimit të zinxhirit të avancuar të furnizmit. Eventi u organizua nga Instituti i Zinxhirit të Furnizimit dhe Komunikimeve Boussias, me qëllim që të arrijmë përsosmërinë dhe inovacionin në Zinxhirin e Furnizimit dhe sektorët e Logjistikës.
Çmimi E-volution


Çmimi Made in Greece
Konkursi “Made in Greece Awards 2015”, i organizuar nga Akademia Greke e Marketingut, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, e vlerësoi kompaninë tonë me tre vlerësimet kryesore:
- “Industrial Excellence Award”,
- “Export Excellence Praise” dhe
- "Honorary Distinction of Innovative Product"
Greek Value
Përmes perpjekjeve tona të vazhdueshme për të “Ndërtuar Përsosmërinë Çdo Ditë” ne jemi shquar ne vitin 2015 me cmimin “Technological Excellence” në konkursin “Greek Value”. Konkursi u organizua nga Federata e Industrive Greke (SBE) në bashkëpunim me gazetën “Kathimerini”. Gjithashtu, në vitin 2019 presidenti ynë dhe presidenti i SBE Mr. Giorgos Mylonas ishte vlerësuar për 30 vite prezencë të kompanisë sonë në sektorin e sistemeve prej alumini arkitetonike.


Grupi Alumil është vlerësuar nga ICAP Group si LIDER I VËRTETË
Në vitin 2010 ne jemi vlerësuar me titullin “LIDER I VËRTETË” për performancën e lartë dhe progresin e arritur. Çmimi erdhi nga ICAP, i vetmi institucion që vlerëson kompanitë dhe grupet që arrijnë objektiva specifike dhe kritere të matshme.
Anëtar zyrtar i Shoqatës Evropiane të Aluminit
Në vitin 2018 kompania jonë u bashkua si anëtare zyrtare e Shoqatës Europiane të Aluminit. Një fakt që përbën një njohje më të madhe ndërkombëtare duke arritur jo vetëm një qëllim tjetër biznesi, por gjithashtu përbën një dallim unik në industrine e nxjerrjes së aluminit në Greqi. Ne jemi krenarë që jemi industria e parë greke e nxjerrjes së aluminit që I bashkohet klubit të Shoqatës Europiane të Aluminit që përbëhet nga anëtarë të prodhimit të sistemeve.


GrowthPlus Europe’s 500
Ne morëm në total 8 çmime (1996,1998, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005 & 2007) si një nga 500 kompanitë me zhvillim më dinamik në Europë. Këto çmime janë të një rëndësie të lartë për kompaninë tonë, duke nënvizuar kontributin tonë në rritjen e punësimit jo vetëm brenda vendit por dhe në nivel Europian.