Selia e IPKO-s
Në Ulpianë, një lagje historike e Kosovës, ndërtesa e selisë së IPKO Telecommunications ngjall besim përmes thjeshtësisë. Dizajni është një punë e Murseli Architects + Partners, të cilët ishin shumë të fokusuar në funksionalitet e ndërtesës.
Ndërtesa është e ndarë në dy zona paralele me gjerësi të ndryshme. Njëra zë ¼ e vëllimit të ndërtimit dhe përdoret për lëvizjen brenda ndërtesës, ndërsa ¾ e tjera zënë ambientet e zyrave.
Ky dualitet reflektohet edhe në materialet që janë përzgjedhur. Kështu, në pjesën e jashtme, ndërtesa është e pajisur me veshje druri, ndërsa në pjesën e brendshme gjejmë beton të papërpunuar në zonën e komunikimeve, si dhe gips në zyra. Përveç kësaj, sistemi modern i fasadës siguron qëndrueshmëri dhe performancë të lartë termoizoluese, ndërsa sistemi i hijëzimit me fletë eliptike jep mundësinë e hijëzimit të kontrolluar dhe rregullimit të ndriçimit natyral. Së fundmi, sistemi i plotë i aluminit për atriumet pasuron konstruksionin dhe lejon që ndriçimi natyror të hyjë pa pengesa në brendësi.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth SMARTIA M6, SMARTIA M5600 dhe SMARTIA M10800, sistemet ALUMIL që janë përdorur në projektin e selisë së IPKO-s , vizitoni çdo faqe produkti dhe gjeni atë që ju përshtatet më së miri.
Arkitekt: Murseli Architects + Partners