Alumil Albania
Choose your local website

Suita & Vila Nana Princess

Situata

Përshtatur për shpatet dhe format e terrenit në Hersonissos të Kretës, hoteli zhvillohet duke nxitur një kombinim të butë e të veçantë në të njëjtën kohë, të elementeve bashkëkohore dhe tradicionale vendase. Dy ndërtesa dykatëshe të cilat përfshijnë përdorimet ekstroverte dhe mbizotërojnë pikën më të lartë të vendodhjes.

Rrezultatet

Nga njëra anë, ato sigurojnë akses në autostradë, nga ana tjetër, japin një ndjenjë izolimi për dhomat të cilat ndodhen përballë bregdetit. Boshllëqet e qëllimta dhe dhomat e integruara të cilat janë formuar në mënyrë lineare në lartësi të njëpasnjëshme sigurojnë që pamjet të mbeten të pandërprera. Linjat dhe vëllimet e thjeshta, së bashku me elementët tokësorë prej guri të gdhendur, betoni, druri dhe metali i oksiduar natyral, formulojnë një peizazh unik të integruar tektonik të rrethuar nga pemët dhe shkurret e dallueshme të florës së Kretës. Hapësirat e mëdha prej xhami të orientuara nga deti ofrojnë transparencë, duke lënë dritën natyrale dhe mjedisin e jashtëm të hyjë në brendësi. Theks i veçantë i është kushtuar sjelljes ekologjike të ndërtesës me sisteme të larta izolimi termik dhe shfrytëzimit të plotë të burimeve natyrore për të garantuar funksionim të qëndrueshëm, si dhe ndërhyrjen më të vogël morfologjike dhe energjetike.

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Kretë
Zona
Crete
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

“Αλουμινοδομή” – Αβτζής Νίκος