Lajme

ALUMIL mbështet operacionin e pastrimit të detit të Selanikut
ALUMIL, si pjesë të programit të saj të përgjegjësisë shoqërore të korporatave dhe duke i dhënë përparësi zhvillimit të qëndrueshëm, financon proçesin e pastrimit të ujit të detit të Selanikut në gjirin e Thermaikos.
Pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Sektori Maqedoni-Traki në Selanik, ALUMIL u përgjigj pozitivisht dhe vazhdon me financimin - deri në fund të vitit - të anijes anti-ndotje "Alkippi", që pastron sipërfaqen e detit nga plastika ose objekte joplastike dhe fitoplankton.
Në këtë mënyrë, na siguron se operacioni i pastrimit të ujit të detit të Thermaikos do të vazhdojë për 4 muaj të tjerë dhe gjendja e tij do të qendrojë në një linjë me standartet e mjedisit dhe nivelet estetikisht të këndshme për vizitorët dhe qytetarët e Selanikut, që ecin çdo ditë nga porti deri në Sallën e Muzikës.
Zona bregdetare e Selanikut është një zonë dalluese për qytetin dhe është e dobishme për të gjithë të mbajnë bregdetin të pastër dhe ta ruajnë atë si diçka të veçantë
Mbrojtja e mjedisit është një parakusht për zhvillimin lokal dhe ALUMIL vendos përparësi të lartë për të dy. Mjedisi i pastër mund të çojë në cilësi të lartë të mënyrës së jetesës dhe kjo është dhurata më e madhe për brezat e ardhshëm.
Respekti për natyrën dhe zhvillimet e kushteve të përditshme të jetesës, do të jenë gjithnjë busulla që udhëheq veprimet e ALUMIL.