Lajme

ALUMIL preferon EKOLOGJIKEN!
Historia e ALUMIL është plot inovacion dhe kreativitet. Dashuria dhe respekti për mjedisin janë gjithmonë të pranishme në çdo hap të kompanisë. Këtë vit, në mes të një periudhe shumë të vështirë në të gjithë botën për shkak të virusit COVID-19 - përveç masave tona kundër përhapjes së Coronavirus - ne vendosëm të shkonim më tej me axhendën tonë ekologjike.
Kështu, ne krijuam Ambasadorët e Gjelbër ALUMIL, një ekip punonjësish me mision për të mbrojtur mjedisin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike. Pas takimit të parë online midis anëtarëve të ekipit, plani i veprimeve që u përcaktua përfshin: fushata ndërgjegjësuese për stafin e kompanisë, permiresimi i hapësirës së punës që synon uljen e konsumit të energjisë, aktivitetet për rizhvillimin urban dhe seminare në bashkëpunim me shkencëtarë ose njerëz / organizata me aktivitete ekologjike.
Mjedisi luan rolin kryesor në strukturën e shoqërisë sonë dhe mbrojtja e tij do të përcaktojë jetën në planetin tonë për brezat e ardhshëm. Krijimi i ekipit vullnetar të Ambasadorëve të Gjelbër është deklarata e ALUMIL mbi rëndësinë e çështjeve mjedisore në lidhje me politikën e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave.
Na ndiqni në projektet tona të ardhshme ekologjike!