Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

ALUMIL midis 25 kompanive me praktikat më të mira të Qëndrueshmërisë në Greqi

Në ALUMIL, ne "ndërtojmë përsosmëri çdo ditë". Motoja jonë na motivon të vazhdojmë të rrisim nivelin e standardeve të cilësisë për sistemet arkitektonike të aluminit që ne prodhojmë. Gjithsesi, kultura jonë si kompani fituese nuk ndalon me produktet cilësore, por është e inkorporuar në çdo aktivitet tonin. Së fundmi, kompania jonë është konsideruar si një ndër " Kompanitë më të qëndrueshme në Greqi për vitin 2020". Ne e morëm këtë vlerësim në respekt të konsistencës sonë në praktikat e qëndrueshme të korporatës dhe parimeve të një ekonomie në qarkullim që aplikojmë ne si organizatë. Është e vlefshme të përmendim se ALUMIL është e vetmja kompani prodhuese e sistemeve arkitektonike prej alumini, që merr këtë vlerësim. 

Veçanërisht, më 7 dhjetor është mbajtur eventi virtual i Greqisë së Qëndrueshme 2020. Fondacioni QualityNet mori një numër të madh të portofoleve të korporatave dhe shpalli 25 kompanitë elitare me standarte të qëndrueshme. Përfshirja e kompanisë në këtë listë, është vendosur  pas vlerësimit nga dy komitete të ndryshme. 

Vlerësimi  ynë u bazua në qasjen tonë holistike për çështjet në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Çdo faktor që ndikon në vijën tonë të prodhimit u dokumentua: nga përpunimi i lëndës së parë dhe modeli i prodhimit rrethor, te Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit dhe metodat e riciklimit dhe ri-hedhjes së aluminit. Për më tepër, ne u përqëndruam në veprimet e kompanisë për trajnimin dhe zhvillimin e personelit dhe gjithashtu aktivitete që ndihmojnë komunitetet lokale dhe janë pjesë e strategjisë së përgjegjësisë shoqërore të korporatave.

Vizioni ynë është të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve dhe ai plotësohet jo vetëm përmes zhvillimit të produkteve premium, por gjithashtu përmes një modeli të qëndrueshëm biznesi që është njerëzor dhe miqësor me mjedisin. Kjo përfshirje e ALUMIL në listën e rëndësishme të "Kompanive më të Qëndrueshme në Greqi 2020", rrit politikën tonë të zhvillimit të qëndrueshëm, ndërsa ne vazhdojmë të "ndërtojmë përsosmëri çdo ditë". Ne do të vazhdojmë të marrim iniciativa që do të sigurojnë një të ardhme të shndritshme dhe të gjelbër për brezat që do të vijnë!

 

Shto tek të preferuarat