Vizitoni një Showroom
Pse alumini
Rivendosja e fjalëkalimit
Gjeni një Përpunues
Udhëzues për përzgjedhjen e produktit
Gjeni një tregtar
Bashkëpunimi
Rivendosja e fjalëkalimit
Suport në fazën e projektimit
BIM
Mbështetje në fazën e kuotimit
Njohuria është fuqi
Ne ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për t'ju dhënë një pasqyrë të plotë të sistemeve të aluminit dhe veçorive të tyre.
Le të fillojmë
Fakte të dobishme përpara se të investoni në dritare të reja alumini.
Broshura
Broshura të produktit, me informacione dhe fotografi.
Manualet e përpunimit dhe instalimit
Lexoni manualet tona me udhëzime të hollësishme për të gjitha sistemet tona.
Webinare
Profesionistët me përvojë zhvillojnë seminare në internet për një gamë të gjerë temash të lidhura me industrinë.
Pyetjet e bëra më shpesh
Një seksion kushtuar pyetjeve më të shpeshta në lidhje me kornizat e aluminit.
Specifikimet/Skedarët e dizajnit teknik
Gjeni në bibliotekën tonë skedarët BIM, DWG, specifikime arkitekturore dhe më shumë.
Artikuj
Artikuj interesantë me sugjerime dhe këshilla të dobishme në të gjithë botën e dritareve dhe dyerve.
Përditësimet për produktet
Mësoni rreth versioneve, veçorive dhe përmirësimeve të reja në të gjitha sistemet.
Video
Temat tona të ndryshme përmes një koleksioni të pasur videosh.

ALUMIL Smart Gate është instaluar në Shtëpinë e Parlamentit Grek
Gjatë kësaj periudhe sfiduese, në një pikë kritike të pandemisë COVID-19, ALUMIL zhvillon produkte të cilat kontribuojnë në uljen e transmetimit të koronavirusit. ALUMIL Smart Gate, paisja e avancuar për matjen e temperaturës në mënyrë të saktë dhe pa kontakt është produkti më i vlefshëm kundër virusit. Shtëpia e Parlamentit Grek është një ndër ndërtesat që përdor ALUMIL Smart Gate në hyrjet e saj, duke e përdorur si një masë parandaluese kundër një transmetimi të mundshem të virusit. Kohët e fundit, pajisjet e matjes së temperaturës pa kontakt të ALUMIL u instaluan në disa zona në ndërtesën e Parlamentit. Këto zona përdoren ose nga deputetët dhe stafi ose nga publiku (p.sh. Biblioteka e Parlamentit). Parlamenti Grek ndoqi një numër institucionesh ose korporatash që zgjodhën produktin inovativ të ALUMIL. Lista përfshin Rezidencën Presidenciale, Muzeun e Akropolit, njësi shkollore, qendra tregtare, dyqane me pakicë, kafene dhe restorante. Për më tepër, vlen të përmendet prania e konsiderueshme globale e pajisjes. Në Europë, ALUMIL Smart Gate pajisi organizata të sektorit publik dhe privat. Shembuj të fundit janë Parlamenti Hungarez dhe shkollat ose spitalet në Austri dhe Republikën Çeke, ndërkohë shumë kompani të tjera kanë shprehur interes për të blerë pajisjen. Jashtë territorit europian, ALUMIL Smart Gate është instaluar në SH.B.A., Indi, Dubai, Korenë e Jugut dhe Brunei, duke theksuar karakterin e saj ndërkombëtar. Fakti që Shtëpia e Parlamentit Grek - thelbi i Demokracisë - i besoi ALUMIL Smart Gate, në mënyrë që të mbrojë shëndetin e deputetëve, stafit dhe vizitorëve, do të thotë shumë për ne. Por mbi të gjitha, kjo na frymëzon të vazhdojmë të ngremë nivelin e përsosmërisë teknologjike duke prodhuar pajisje që ndihmojnë shoqërinë.