Vizitoni një Showroom
Pse alumini
Rivendosja e fjalëkalimit
Gjeni një Përpunues
Udhëzues për përzgjedhjen e produktit
Gjeni një tregtar
Bashkëpunimi
Rivendosja e fjalëkalimit
Suport në fazën e projektimit
BIM
Mbështetje në fazën e kuotimit
Njohuria është fuqi
Ne ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për t'ju dhënë një pasqyrë të plotë të sistemeve të aluminit dhe veçorive të tyre.
Le të fillojmë
Fakte të dobishme përpara se të investoni në dritare të reja alumini.
Broshura
Broshura të produktit, me informacione dhe fotografi.
Manualet e përpunimit dhe instalimit
Lexoni manualet tona me udhëzime të hollësishme për të gjitha sistemet tona.
Webinare
Profesionistët me përvojë zhvillojnë seminare në internet për një gamë të gjerë temash të lidhura me industrinë.
Pyetjet e bëra më shpesh
Një seksion kushtuar pyetjeve më të shpeshta në lidhje me kornizat e aluminit.
Specifikimet/Skedarët e dizajnit teknik
Gjeni në bibliotekën tonë skedarët BIM, DWG, specifikime arkitekturore dhe më shumë.
Artikuj
Artikuj interesantë me sugjerime dhe këshilla të dobishme në të gjithë botën e dritareve dhe dyerve.
Përditësimet për produktet
Mësoni rreth versioneve, veçorive dhe përmirësimeve të reja në të gjitha sistemet.
Video
Temat tona të ndryshme përmes një koleksioni të pasur videosh.

Stadiumi Kombëtar Regbi në Bukuresht: Sistemet tona pajisin "shtëpinë" e sportit më të njohur
Bukureshti është një qytet me karakter intensiv dhe gjallëri rinore. Kryeqyteti rumun është qendra kulturore dhe ekonomike e vendit. Një pikë tjetër referimi për qytetin janë sigurisht sportet e ndryshme. Futbolli është më i njohuri, por ka gjithashtu një sport që duket se është i dashur në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Bukuresht: Regbi! Nuk është rastësi që në qytet qëndron një nga stadiumet më të vjetra të regbisë, i cili pas disa rinovimesh përfundimisht u ridizenjua dhe u rindërtua.
Stadiumi i Ri Kombëtar i Regbisë, i vendosur në pjesën veriore të qytetit, është një projekti i dizenjuar nga zyra arkitekturale Dico & Tiganas. Vizioni i arkitektëve ishte ndërtimi i një pike moderne në Bukuresht, e cila do të presë ngjarje atletike dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojë estetikën e rrethinës së saj. Një nga parimet kryesore të dizajnit ishte krijimi i hapësirave të hapura që do të rrisnin komunikimin dhe parandalonin mbipopullimin. Pjesa kryesore e stadiumit formon një trekëndësh që bëhet një vëllim i madh i kundërt me Manastirin mbresëlënës Cașin, i cili ndodhet afër. Karakteristikat themelore të ndërtesës janë linjat e qarta të saj dhe unifikimi i hapësirave. Këto elemente e bëjnë këtë ndërtim të jashtëzakonshëm më njerëzor dhe funksional.
Ndjesia e unitetit midis vëllimeve me madhësi të ndryshme nënvizohet nga fasada e cila luan rolin e një "zarfi" unik të bardhë që mbyll tërë konstruksionin. Në këtë kuptim, sistemet prej alumini që u zgjodhën janë në përputhje me këtë filozofi dhe gjithashtu mbështesin pjesën estetike te projektit. Sistemi i fasades SMARTIA M7 përforcon ndriçimin natyror i cili hyn në mjediset e stadiumit dhe fushën e regbit. M7 është ideale për ndërtime si Stadiumi Kombëtar Regbi, pasi siguron një qëndrueshmëri të lartë statike - një parakusht për arenat sportive - ndërsa qëndrueshmëria e tij në kushte ekstreme të motit mbulon në mënyrë efektive nevojat e ndërtesës. Për më tepër, një sistem shtesë i përparuar i ALUMIL, i izoluar termikisht SMARTIA S67, kontribuon fuqishëm në identitetin e ndërtesës. S67 dallon me dizajnin e tij modern, ndërkohë që performanca e lartë energjitike ndjek kërkesat e larta për një stadium modern.
Stadiumi Kombëtar i Regbisë, në Bukuresht, është një shtesë spektakolare në peisazhin e qytetit. Linjat e tij minimale dhe bashkëjetesa e qetë me mjedisin e jashtëm zhvillojnë një zonë urbane miqësore për qytetarët, e cila dërgon një mesazh optimizmi dhe fryme atletike tek të gjithë. Pjesëmarrja e ALUMIL në krijimin e një stadiumi kaq të rëndësishëm dëshmon fleksibilitetin dhe larminë e gjerë të zgjidhjeve të produkteve të kompanisë, kur bëhet fjalë për projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë.
Photo Credits: Cosmin Dragomir