Alumil Albania
Choose your local website

Loop 60: 60% alumini i ricikluar në të gjitha sistemet tona arkitekturore

Toka është shtëpia jonë. Ne mbrojmë mjedisin dhe kontribuojmë në mënyrë aktive në reduktimin e energjisë.

Loop 60 është alumini i ricikluar i parë i certifikuar në Greqi për profilet e sistemeve arkitekturore, prodhuar nga 60% material i ricikluar. Në ALUMIL, ne ndërmarrim nisma që synojnë të arrijmë përdorimin e duhur të burimeve natyrore dhe adoptimin e praktikave miqësore me mjedisin. Qëllimi ynë është t'u kalojmë fëmijëve tanë një vend ku ata mund të krijojnë dhe të jetojnë ashtu siç ëndërrojnë.
ALUMIL Green Ambassadors

4 vjet Alumil Green Ambassadors

Ekipi ynë vullnetar i punonjësve feston 4 vjet të aksioneve dhe nismave të gjelbra.

έκθεση

Pesë raporte ESG në total

Ne vazhdojmë të komunikojmë me transparencë performancën e kompanisë për çështjet e qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale.

παραγωγή «πράσινου» αλουμινίου

4.6 milionë euro investim për prodhimin e aluminit të ricikluar

Ne krijuam një njësi klasifikimi dhe përpunimi për skrapin e aluminit në Kilkis, duke përmirësuar proceset e prodhimit që kontribuojnë në reduktimin e gjurmës sonë të energjisë.

Veprimet tona

Programi i besnikërisë Alumilia

Programi i shpërblimeve nisi në vitin 2020, për të gjithë rrjetin e tregtarëve dhe përpunuesve tanë në Greqi dhe përfundoi ciklin e parë në verën e po atij viti, duke dhuruar nga një Mercedes A-Class për dy fituesit e mëdhenj të shorteut të madh.

Akademia ALUMIL: Shkolla model për industrinë e ndërtimit

Në vitin 2020 hapi dyert shkolla e parë private për industrinë e aluminit, ALUMIL Academy. Është një shkollë e cila nga njëra anë u krijua për partnerët tanë që dëshironin të përmirësonin ndërtimet e tyre dhe cilësinë e produkteve të tyre përfundimtare dhe nga ana tjetër për të rinjtë që duan të hyjnë në industrinë e aluminit, duke marrë në konsideratë njohuritë e nevojshme në nivel teorik dhe praktik.

Departamentet e Akademisë ALUMIL funksionojnë në Selanik dhe Athinë, ndërsa së shpejti do të zhvillohen kurse trajnimi edhe në Kretë.
Punë të reja për shërbim më të mirë

Punë të reja për shërbim më të mirë

Qëllimi ynë kryesor është të përmirësojmë vazhdimisht shërbimin tonë ndaj klientit. Në këtë kontekst, ne krijojmë vende të reja pune (si p.sh. pozicioni i Oficerit të Shitjeve Dixhitale), të cilat kontribuojnë në shërbimin më të mirë dhe menaxhimin e pyetjeve dhe kërkesave që marrim. Kështu, ka një përgjigje të menjëhershme dhe zgjidhje të çështjeve përkatëse.

Read about our green actions

BAU 2023: Prania dominuese nga ALUMIL

Ndikimi ndërkombëtar i ALUMIL u demonstrua qartë në panairin e fundit BAU 2023 në Mynih, i cili u zhvillua nga 17-22 Prill. Pjesëmarrja e këtij viti - e 13-ta me radhë - shënoi praninë e pandërprerë të kompanisë në eventin prestigjioz në një hark kohor prej 26 vitesh.

    Stenda mbresëlënëse dhe një ekip i madh personeli i specializuar

Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes sonë në BAU 2023 ishte të theksojmë praninë tonë të fortë globale dhe përsosmërinë e prodhimit. Pika jonë kryesore ishte stenda me sipërfaqe prej 288 m2, me dizajnin e saj unik e cila ishte një nga më të mëdhajat dhe me tërheqese në seksionin e Sallës B1, ku u prezantuan disa nga aktorët më të rëndësishëm në industrinë globale të aluminit.

Vlen të përmendet se ne mbërritëm në Mynih me më shumë se 100 anëtarë të fuqisë sonë punëtore dhe përfaqësues nga 22 vende ku Grupi ka filiale. Prania gjithëpërfshirëse e kompanisë pasqyroi ekspertizën, besimin dhe nuk mungoi të lërë përshtypje shumë të mira në audiencën e madhe, ne të cilen u mblodhën - rreth 10.000 njerëz - për të eksploruar ekspozitat.

 

 

Produktet që vodhën shfaqjen

Diversiteti i produkteve të ALUMIL ishte unik, edhe në krahasim me forcat e rëndësishme të konkurrencës ndërkombëtare. Zgjidhjet e reja inovative dhe gjithsej 28 ekspozita të ndryshme për një gamë të gjerë përdorimesh ishin në dispozicion të vizitorëve, të cilët mund t'i shikonin nga afër dhe të merrnin informacion të dobishëm nga konsulentët tanë të specializuar.

Nga kornizat me mentesha, rrëshqitëse, sistemet fasadë deri te dyert e hyrjes, gardhet dhe pjergolat, sistemet që prezantuam në ekspozitë mbulojnë nevoja të ndryshme. Sistemet që morën komentet më pozitive ishin: versioni i lakuar SUPREME S650 PHOS, seria Eclipse me gjurmën e fshehur, pergola bioklimatike SMARTIA PG160P Santorini, si dhe dyert e hyrjes SMARTIA S67 Urban & SMARTIA SD77 Pivot Urban. Ndërsa qershia mbi tortë gjatë gjithë ekspozitës ishte Veshja e Barkodit, përballë së cilës shumë vizitorë fotografuan me entuziazëm.

     Më e mira nuk ka ardhur ende

Për ALUMIL-in, pjesëmarrja në BAU 2023 ishte një sfidë e madhe, e cila rezultoi një sukses i plotë dhe vërtetoi statusin e saj ndërkombëtar. Në të njëjtin nivel me kompanitë lider në botë në industri, firma jonë la një përshtypje të pashlyeshme me gamën e saj të gjerë të produkteve që shfaqnin cilësi të nivelit të lartë dhe estetikë të pashembullt. Përpjekjet tona të ardhshme parashikohen të jenë po aq të suksesshme sa ato të mëparshmet, ndërsa vazhdojmë të rrisim standardet dhe të mos ngadalësojmë kurrë në ndjekjen e përsosmërisë.
Shto tek të preferuarat

Kontakt

Për çështjet e zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale të korporatës, ju lutemi plotësoni formularin me të dhënat tuaja dhe ne do t'ju kontaktojmë.

Forma e Kontaktit