Alumil Albania
Choose your local website

ΑLUMIL: Udhëhequr nga Kultura e Bashkëpunimit

ALUMIL luan një rol udhëheqës në tregun e sistemeve arkitekturore të aluminit. Përmes përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë, ne krijojmë marrëdhënie të vërteta me klientët tanë.

Produktet me cilësi të lartë që prodhojmë, si dhe transparenca e proceseve tona, garantojnë partneritetin tonë të fortë dhe shërbimin tonë të shkëlqyer ndaj klientit. Për të ruajtur një ekuilibër, ne ndjekim një plan strategjik për zinxhirin tonë kompleks të furnizimit, ndërsa në të njëjtën kohë, jemi shumë të përpiktë kur bëhet fjalë për procedurat standarde ndërkombëtare të certifikimit, përkatësisht kontrollimin e plotë të fazave deri në dorëzimin e produktit përfundimtar.

50% e furnitorëve tanë i përkasin tregut vendas

Ne synojmë për partneritet me furnitorët vendas. Në vitin 2020, 50% nga furnitorët tanë ishin nga Greqia.

998 visits to the company’s showrooms

During 2021, there were 998 visits to our showrooms in Athens and Thessaloniki.

Digitalization of quality processes

In 2020, in order to address quality issues, the digitalization of the two quality control processes was implemented.

Veprimet tona

Programi i besnikërisë Alumilia

Programi i shpërblimeve nisi në vitin 2020, për të gjithë rrjetin e tregtarëve dhe përpunuesve tanë në Greqi dhe përfundoi ciklin e parë në verën e po atij viti, duke dhuruar nga një Mercedes A-Class për dy fituesit e mëdhenj të shorteut të madh.

Akademia ALUMIL: Shkolla model për industrinë e ndërtimit

Në vitin 2020 hapi dyert shkolla e parë private për industrinë e aluminit, ALUMIL Academy. Është një shkollë e cila nga njëra anë u krijua për partnerët tanë që dëshironin të përmirësonin ndërtimet e tyre dhe cilësinë e produkteve të tyre përfundimtare dhe nga ana tjetër për të rinjtë që duan të hyjnë në industrinë e aluminit, duke marrë në konsideratë njohuritë e nevojshme në nivel teorik dhe praktik.

Departamentet e Akademisë ALUMIL funksionojnë në Selanik dhe Athinë, ndërsa së shpejti do të zhvillohen kurse trajnimi edhe në Kretë.
Punë të reja për shërbim më të mirë

Punë të reja për shërbim më të mirë

Qëllimi ynë kryesor është të përmirësojmë vazhdimisht shërbimin tonë ndaj klientit. Në këtë kontekst, ne krijojmë vende të reja pune (si p.sh. pozicioni i Oficerit të Shitjeve Dixhitale), të cilat kontribuojnë në shërbimin më të mirë dhe menaxhimin e pyetjeve dhe kërkesave që marrim. Kështu, ka një përgjigje të menjëhershme dhe zgjidhje të çështjeve përkatëse.

Read about our activity in the industry

BAU 2023: Prania dominuese nga ALUMIL

Ndikimi ndërkombëtar i ALUMIL u demonstrua qartë në panairin e fundit BAU 2023 në Mynih, i cili u zhvillua nga 17-22 Prill. Pjesëmarrja e këtij viti - e 13-ta me radhë - shënoi praninë e pandërprerë të kompanisë në eventin prestigjioz në një hark kohor prej 26 vitesh.

    Stenda mbresëlënëse dhe një ekip i madh personeli i specializuar

Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes sonë në BAU 2023 ishte të theksojmë praninë tonë të fortë globale dhe përsosmërinë e prodhimit. Pika jonë kryesore ishte stenda me sipërfaqe prej 288 m2, me dizajnin e saj unik e cila ishte një nga më të mëdhajat dhe me tërheqese në seksionin e Sallës B1, ku u prezantuan disa nga aktorët më të rëndësishëm në industrinë globale të aluminit.

Vlen të përmendet se ne mbërritëm në Mynih me më shumë se 100 anëtarë të fuqisë sonë punëtore dhe përfaqësues nga 22 vende ku Grupi ka filiale. Prania gjithëpërfshirëse e kompanisë pasqyroi ekspertizën, besimin dhe nuk mungoi të lërë përshtypje shumë të mira në audiencën e madhe, ne të cilen u mblodhën - rreth 10.000 njerëz - për të eksploruar ekspozitat.

 

 

Produktet që vodhën shfaqjen

Diversiteti i produkteve të ALUMIL ishte unik, edhe në krahasim me forcat e rëndësishme të konkurrencës ndërkombëtare. Zgjidhjet e reja inovative dhe gjithsej 28 ekspozita të ndryshme për një gamë të gjerë përdorimesh ishin në dispozicion të vizitorëve, të cilët mund t'i shikonin nga afër dhe të merrnin informacion të dobishëm nga konsulentët tanë të specializuar.

Nga kornizat me mentesha, rrëshqitëse, sistemet fasadë deri te dyert e hyrjes, gardhet dhe pjergolat, sistemet që prezantuam në ekspozitë mbulojnë nevoja të ndryshme. Sistemet që morën komentet më pozitive ishin: versioni i lakuar SUPREME S650 PHOS, seria Eclipse me gjurmën e fshehur, pergola bioklimatike SMARTIA PG160P Santorini, si dhe dyert e hyrjes SMARTIA S67 Urban & SMARTIA SD77 Pivot Urban. Ndërsa qershia mbi tortë gjatë gjithë ekspozitës ishte Veshja e Barkodit, përballë së cilës shumë vizitorë fotografuan me entuziazëm.

     Më e mira nuk ka ardhur ende

Për ALUMIL-in, pjesëmarrja në BAU 2023 ishte një sfidë e madhe, e cila rezultoi një sukses i plotë dhe vërtetoi statusin e saj ndërkombëtar. Në të njëjtin nivel me kompanitë lider në botë në industri, firma jonë la një përshtypje të pashlyeshme me gamën e saj të gjerë të produkteve që shfaqnin cilësi të nivelit të lartë dhe estetikë të pashembullt. Përpjekjet tona të ardhshme parashikohen të jenë po aq të suksesshme sa ato të mëparshmet, ndërsa vazhdojmë të rrisim standardet dhe të mos ngadalësojmë kurrë në ndjekjen e përsosmërisë.
Shto tek të preferuarat

Kontakt

Për çështjet e zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale të korporatës, ju lutemi plotësoni formularin me të dhënat tuaja dhe ne do t'ju kontaktojmë.

Forma e Kontaktit