Lajme

SMARTIA M9660 PHOS: Sistemi i ri ALUMIL për dritare të jashtëzakonshme me kasë minimale
SMARTIA
M9660 është një ndër sistemet me hapje më të suksesshme, me konsumatorë që e
zgjedhin atë nga një varietet i gjërë i projekteve në botë. Së fundmi, një
version i ri i përmirësuar u shtua në M9660, sistemi SMARTIA M9660 PHOS. Kjo
hapi një kapitull të ri në historinë e gjatë të sistemit.
Filozofia “PHOS” është më e kërkuara kur vjen puna tek
dizajni. Përfshirja e M9660 në këtë elitë sistemesh përmirëson aftesitë e tij
të larta. Një ndryshim i rëndësishëm është fakti se M9660 është pasuruar me
tipologjitë e kanatit, diçka që përmirëson identitetin e tij stilistik.
Gjithashtu, alumini i dukshëm është ulur në 70.5 mm, duke u përshtatur me
kërkesat arkiketurale bashkëkohore për dizajn minimal.
Gjithashtu, vlen të
përmendet se M9660 PHOS është ideal për një rezultat holistik në rast të
projekteve që kërkojnë standartin (M9660) dhe tipologjitë minimale (M9660
PHOS). SMARTIA M9660 PHOS është e vlefshme në dy versione të izolimit
termik- Standart dhe Hi- duke mundësuar fleksibilitet bazuar në eficencën e tij
energjitike dhe performancën totale. Sistemi është certifikuar nga instituti i
rinovuar ndërkombëtar “ift Rosenheim” me një përshkrueshmëri të ajrit të Klasit
4, me një përshkrueshmëri të ujit të Klasit 7A (300 Pa) dhe rezistencë ndaj
erërave në nivelin C3/B3.
SMARTIA M9660 PHOS
është një zgjidhje moderne për projekte me nevoja të ndryshme. Është një sistem
kasash vlerë-për-para që kombinon cilësinë e lartë, dizajnin e shkëlqyer në
linjë me trendet arkitekturale bashkëkohore, dhe më së shumti me një çmim
konkurrues duke e bërë planifikimin e çdo projekti një detyrë të lehtë!