Punishtja Ime
ALUMIL Smart Gate në Presidencën e Republikës së Qipros
ALUMIL Smart Gate, paisja e avancuar për matjen e temperaturës pa kontakt, është instaluar në shumë ndërtesa në të gjithë botën, duke siguruar rezultate të larta dhe duke funksionuar si një masë parandaluese.
Paisja inovative është vendosur në disa ndërtesa siç është Muzeumi i Akropolit, Greqi ose Parlamenti në Hungari. Së fundmi, një ndër ndërtesat më të rëndësishme që e ka instaluar : Presidenca e Republikës së Qipros. ALUMIL Smart Gate do të ndihmojë në proçesin e sigurisë në mënyrë që çdo person që do të hyjë në Presidencë të ketë nivele normale të temperaturës. Kështu, paisja do të funksionojë si një mënyrë mbrojtëse kundër përhapjes së mundshme të COVID - 19.
Është e rëndësishme të përmendin se Qipro është shtimi më i ri në listën e gjërë të vendeve që kanë zgjedhur ALUMIL Smart Gate për ndërtesa të ndryshme publike ose private. Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Dubai, Korea e Jugut, Gjermania, Austria dhe Republika Çeke janë disa nga vendet ku kjo paisje është instaluar. Gjithashtu, organizatat ndërkombëtare i kanë besuar Smart Gate të ALUMIL në mënyrë që të monitorojnë njerëzit që hyjnë në ndërtesë në përditshmërinë e tyre. Rrjeti i mirënjohur i supermarketit REWE në Gjermani dhe Austri dhe zyrat qendrore në Bankën e Budapestit janë dy shembuj të vlefshëm për tu përmendur.
Gjatë kësaj krize shëndetësore globale dhe ndërkohë që pandemia COVID-19 ndikon negativisht tek njerëzit dhe shtetet në të gjithë botën, kompania jonë vazhdon të tregtojë një paisje që kontibuon në proçesin e parandalimit. Inovacioni i ALUMIL dhe përsosmëria e prodhimit nuk njeh kufinj. Smart Gate është një paisje e avancuar teknologjike që është dizenjuar për të luajtur një rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, veçanërisht në vende të populluara.